SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e motit të keq.

Armando Kazma po luante në një kalçeto, ku si pasojë të motit të keq, mbajtëset e kalçetos kanë rënë dhe 22-vjeçari u plagos. Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:50 në zonën e quajtur “Ura e Gajdarit”. I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.  

Për 10 minuta qyteti bregdetar i Sarandës u përfshi nga reshje të shumta shiu dhe erë e fortë, duke sjell problematika në qytet.

Policia sqaroi ne nje : “Informacion shtesë: Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia..///

error:
%d bloggers like this: