SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Skender Muço, kandidati i PD për kryetar Bashkie

Skender Muço është kandidati i PD per kryetar Bashkie në Sarandë.

Muço, biznesmen, u prezantua sot në Sarandë, në strukturat përkatëse  nga kryetari i kesaj force politike, Enkelejd Alibeaj.

Skënder Muço do të jetë kandidati i Partisë Demokratike e pretenduar nga përfaqësuesit e saj si PD zyrtare dhe e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj.

Muço u prezantua sot në një takim elektoral në mjediset e Hotel Tatzati ku asistoi vetë kryetari Alibeaj dhe deputeti Arber Agalliu.

Nga demokratët në Sarandë ishte kryetari i kësaj partie, Vesel Kocia dhe një grup anëtarësh dhe simpatizantësh. Nuk ka munguar në këtë takim prezantues edhe një figurë publike e PD si Malo Myrtaj dikur kryetar i ish Komunës së Markatit në zonën e Çamërisë.

Në fjalën e tij kreu i PD tha se kjo forcë politika ka vetëm një kandiat për bashkinë e Sarandës dhe ai është zoti Skënder Muco . Asnjë kandidat tjeter nuk përfaqëson selinë blu,- tha Alibeaj . Sipas tij, as epoka Berisha dhe as korrupsioni Rama nuk e ndalin dot fitoren e kandidatëve të pastër që vijnë nga Partia Demokratike dhe qytetarët.

Urime për kandidimin e Muços ne takimin elektoral u përcollën edhe nga deputeti Arber Agalliu kryetari Vesel Kocia dhe simpatizante te kësaj force politike këtu në Sarandë.

   Kështu, Bashkinë e Sarandës vetëm nga demokratët janë prezantuar dy kandidatë.

Më parë është bërë prezantimi i Ardit Cikulit, kandidat i i PD që udhëhiqet nga lideri historik Sali Berisha . Ndërsa sot, kandidati i PD që kryesohet ng Enkelejd Alibeaj, i anatemuar nga rivalët demokratë se i “i shërben Edi Ramës”.//sarandaNews.al///

error:
%d bloggers like this: