Bashkia Sarandë në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore, drejtoritë e Shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Sarandë organizojnë konkursin: “ARTISTI I VOGËL”, një event kulturor që finalizohet më 7 Mars në Ditën kombëtare të Mësuesit.
Sipas burimeve të organiyatorëve, Konkursi zhvillohet për të zbuluar, nxitur dhe promovuar prirjet dhe talentet në fushën e artit pamor.
Të njëjtat burime sqaruan se kriteret e pjesëmarrjes janë disa: Nxënës të të dy cikleve nga shkollat 9-vjeçare të Bashkisë Sarandë. Secili nxënës mund të marë pjesë vetëm me një krijim artistik që i dedikohet 7 e 8 marsit. Krijimet duhet t’i kushtohen temës së mësuesit, nënës, gruas etj.
Lidhru me kategoritë e krijimtarive në artet pamore, ato duhet të jenë: pikturë, vizatim, grafikë etj,. Ndërkaq punët artistike do të jenë të shoqëruara me tekstin shpjegues dhe me të dhënat të autorit/es:(Emër, Mbiemër, Titulli, Mosha, Shkolla)/
Mësohet se krijimet origjinale do të dorëzohen në Zyrën e Informacionit në Bashki, nga e hëna në të premte prej orës 09:00-14:00.Afati përfundimtar për dorëzimin e krijimeve artistike është: 28 shkurt 2023, në orën 14:00.
Burimet zyrtare thanë për sarandaNews.al se aktiviteti “Artisti i vogël” do të finalizohet me prezantimin e krijimeve artistike në Galerinë “Art-Saranda” më 7 mars 2023, si dhe më pas do të qëndrojnë të ekspozuara në hollin e Bashkisë dhe në vijim drejtoritë e shkollave mund t’i tërheqin punimet dhe të çelin ekspozita me krijime të nxënësve të tyre në mjediset e shkollave përkatëse.
Konkursi “Artisti i vogël” do të vlerësojë talentet e rinj me çmimet përkatëse në dy kategori: I-cikli i ulët i Shkollave 9-vjeçare, II-cikli i lartë i Shkollave 9-vjeçare. Për secilën kategori do të ketë: Një çmim të l-rë. Dy çmime të ll-ta. Tre çmime të lll-ta. Një çmim nga publiku. Çertifikata Pjesëmarrje./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
PS.Mbledhja e kryesisë përcakton kandidatët për kryebashkiakë. Emrat për Qarkun Vlorë dhe Gjirokastës.
Pranga 54-vjeçarit në Kakavijë. Mijëra euro të padeklaruara në çantë
Ermal Dredha, diplomati që do të kandidojë për kryetar bashkie nga PS në Vlorë