Ana GRAMOZI
Zhvillimi me i fundit ne Bashkine e Sarandes me fokus turizmin ka qenë takimi i kryebashkiakut Adrian Gurma me ambasadorin e Rumanisë, Octavian Serban.

Ne Sarande ku ndodhen aktualisht edhe dy pika interesi te Rumanisë anëtare e BE: Shtëpia Jorga dhe busti i dijetarit te shquar dhe mikut historik të Shqipërise, albanologut Nikolae Jorga; sot, vjen natyrshëm edhe interesi për bashkëpunime turistike, shkëmbime në fusha të arsimit, biznesit, binjakëzimeve të ndërsjellta, etj,.
Gjatë një takimi informal, që Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, pati me ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Octavian Ṣerban dhe Këshilltarin Ekonomik të asaj Ambasade, Cristian Dan Cutaṣ, Gurma, duke nënvizuar faktin që Saranda është një punkt i rëndësishëm i turizmit në vend, ka shprehur vullnetin për të qenë bashkëpunues për të rritur këtu praninë e turistëve rumunë e njëherësh ky bashkëpunim, të konkretizohet shpejt e të përfshijë edhe fusha të tjera, si: arsimin dhe biznesin dhe shkëmbimin e eksperiencave të qeverisjes, përmes binjakëzimit të Sarandës me qytete në Rumani,-thanë burime bashkiake.

Sipas burimeve nga takimi, Ambasadori Serban është shprehur se është i gatshëm për ta prezantuar Sarandën në disa touropetarë dhe kompani të mëdha biznesi në Rumani. “Zona ka potencial ekonomik që duhet ta përdorim në interes të zhvillimit”, u shpreh Serbian.

Ai tha se së shpejti vjen një delegacion ekonomik, i cili ka nevojë për të gjetur homologë të besueshëm këtu. Për të vendosur kontakte dhe zhvilluar projekte, diplomatët rumunë kërkuan të identifikohen lokacione konkrete, për të konkretizuar investimin.

Mësohet se mes Kryetarit Gurma dhe diplomatëve rumunë u bisedua edhe për projekte në fushën e arsimit, pasi agjencia rumune për zhvillim ekonomik dhe ndihmë këtë vit do të fokusohet në shkolla, duke ofruar laboratorë të teknologjisë së informacionit, ku Saranda është në fokus. U tha se bashkëpunimi do të përfshijë edhe dhënie bursash për exelencën, në bachelor ose master në Rumani, si dhe për kualifikime stafesh në Rumani, në kuadër të funksionimit të zyrës së BE në qeverisjen vendore.
Rreth tri dekada më parë, pas përmbysjes se sistemit komunist në Shqipëri, nga rajoni i Sarandës, shteti i Rumanisë ka mbeshtetur me bursa universitare dhjetra të rinj e të reja.
Në Sarandë aktualisht funksionon edhe Qendra kulturore “Nikolae Jorga”. Nderkohë, pak kohë më parë në lulishten “Hasan Tahsini” të qytetit bredetar, pranë bustit të dijetarit Nikolae Jorga u zhvillua një veprimtari komplekse kulturore e cila u përmbyll me nje ceremoni fetare në gjuhën arumune. Në këtë veprimtari në Sarandë moren pjesë edhe autoritete te Ambasadës së Rumanisë në Tiranë/sarandaNews.al.///
ME SHUME LAJME
PS.Mbledhja e kryesisë përcakton kandidatët për kryebashkiakë. Emrat për Qarkun Vlorë dhe Gjirokastës.
Pranga 54-vjeçarit në Kakavijë. Mijëra euro të padeklaruara në çantë
Ermal Dredha, diplomati që do të kandidojë për kryetar bashkie nga PS në Vlorë