SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Tetori Rozë me apelin sfidues “Vrapo për Jetën”

Nje veprimtari e menduar mire, infromuese dhe prekese u zhvillua sot ne Sarande ne mjediset e galerise se arteve pamore nga Bashkia dhe DSHP, me frekuentimin e dhjetra grave, nenave dhe vajzave .

Pikerisht, 14 TETORI, u fokusua si nje stacion i rëndësishëm në muajin simbol të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Nga selia e Bashkisë, tek qendra e qytetit, Galeria etj., Saranda ishte veshur nga postera dhe simbole që ndikojnë në rritjen e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Tetori Rozë dhe sligani “Vrapo për Jetën” flasin me çdo kalimtar, me çdo qytetar. Në këtë muaj simbol të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, 14 shtatori i sivjetëm përfaqëson një stacion të rëndëdishëm të këtij muqji.

Bashkia e Sarandës, me kujdesin e posaçëm të Kryetarit Adrian Gurma dhe në bashkëpunim me DSHP Sarandë, e fokusuan kete dite si “Gruaja-gjysma më e mirë e shoqërisë”

Ishte i pranishëm edhe deputeti Niko Kuri. Veprimtaria nisi me shfaqjen e videos sensibilizuese, përgatitur nga Bashkia e Sarandës, me personazhe realë e mesazhe të dobishme për këdo.

Drejtori i DSHP Sarandë, Arsen Dule, bëri një panoramë të rritjes së punës ndërgjegjësuese dhe efektin e saj, të shprehur në tregues konkretë.

Me pas, Safie Myrtaj, Liljana Kullai e Venera Guri krijuan emocione të forta me rrëfinin e historive personale të luftës dhe me mesazhet që burojnë nga sfida e fituar pas diagnostikimit.

Adrian Gurma ka folur në cilësinë e qytetarit të parë, por, duke e zëvendësuar këtë “xhaketë” me bluzën e bardhë të mjekut të specializuar në këtë fushë, solli informacion dhe argumenta shkencorë, që burojnë nga eksperienca e tij e gjatë e luftës kundër kancerit të gjirit.

(Ai mori u shpreh me emocion për shprehjen e mirënjohjes që mori nga gra të pranishme në veprimtari, të cilat e quajtën veten me fat që janë ekzaminuar dhe ndjekur nga Dr. Gurma prej vitesh.)

Ne nje moment te veprimtarise komplekse, skulptori i sarandiot, (autor i basorelievit te mirenjohur te Naim Frasherit ne fasaden e Muzeut,) Niko Godroli tregoi si e krijoi skulpturën e vet, pjesë të kësaj ekspozite, frymëzuar nga femra, si simbol i vazhdimësisë së jetës dhe vitalitetit.

Fjala e artit dhe artistëve me frymezime te piktoreve femra dhe me vepra dedikuar magjise femerore ishte pjesa e parafundit e aktivitetit.

Aktiviteti cilesor u moderua me pasion nga artistja Pranvera Brinja.

Të pranishmit vizituan ekspozitën e artit pamor, në sallat e Galerisë “Art-Saranda”, me punë në pikturë e skulpturë, fokusi dhe frymëzimi i të cilave ishte Gruaja. /sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: