SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë-Tiranë, me vrap.

Nuk ka vetem pasionante te huj qe ecin rrugeve te Shqiperisë, here me biçiklete, here me motoçikleta e herë me kembë.

Një rast i veçantë që ja vlen të vlerësohet është ai i sarandiotit Alush Çukari që në ditën e djeshme arriti të përshkojë me vrap në një hark kohor për 2 orë distancën Muzinë- Gjirokastër, 30 km.

Por sarandioti Alush Çukari pas Gjirokastrës syon të arrijë me vrap Tiranën!.

-Përshkova distancën Muzinë – Gjirokastër.
Koha 2 orë me vrap pa ndaluar 30 km, u nisa nga Muzina në orën 6 e 30 të mëngjesit dhe mbërrita në orën 8:30
“Në Gjirokastër, ajo shprehja m’u këputën frenat, ishte mesazhi që të vazhdoja më tej Gjirokastrës deri në Subash. E pak me tej ne Ujë të Ftohtë te Tepelenes dhe në Tepelene e me tej akoma…

Çukari tregon se bashkëqytetari i tij Viron Çipa me mjetin e tij, ishte personi që e shoqëroi në gjithë sipërmarrjen /aventuren duke e ndjekur gjatë gjithë ecjes e, duke bërë edhe filmime gjatë rrugëtimit. “Ruaj respekt dhe e falënderoj shumë ndihmën e tij. Kësaj here ky ishte një objektiv imi të cilin e realizova me sukses. Por nuk do të ngelem me kaq. Në të ardhmen objektiv kam të mbërrij në Tiranë duke bërë çdo ditë nga 30 km, por që më duhet edhe një makinë në dispozicion”, bën publike në faqen e tij në Fb, sarandioti Alush Çukari.

Alush Cukari e ka nderuar Saranden disa here si ne vrap, edhe ne not duke marr edhe cmime ndaj ai vleresohet me mirenjohje jo vetem nga njerëzit e sporteve ne qytetin bregdetar po edhe nga publiku i gjere/SARANDANEWS.AL..///

error:
%d bloggers like this: