SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDË, TITULLARI I POLICISË BELLAJ: NGA E HËNA, MASA DRASTIKE EDHE ME FORCE

SARANDË, INTERVISTË ME SHEFIN E KOMISARIATIT TË POLICISË

//SARANDE, 23 Mars-Radio “SARANDA”//

Shefi  komisariatit të policsë në Sarandë, Syrja Bellaj,  referuar masave për zbatimin e Aktit Normativ të Qeveresië për COVID-19 u tregua I prerë për të gjithë ata që do të shkelin rregullat e vendosura.

Gjatë një interviste ne Radio dhënë posaçërisht për  punën e policisë në Sarandë, Bellaj, përmendi se në bazë të Aktit Normativ për masat kufizuese të lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve, në ditët e para janë bërë paralajmërime   për të mos aplikuar  menjëherë masat administrative të cilat janë sanksione jo të lehta për drejtuesit kryesisht të mjeteve,  që nuk lejohet të pajisen me autorizim për të lëvizur. Mbas ditë së dytë, nga të gjithë seksionet e komisariatit të policisë Sarandë, janë marrë masa administrative për bllokimin e mjeteve dhe për tërheqjen e lejes së drejtimit . Deri sot që flasim, -tha Bellaj,- janë 23  raste, duke filluar nga të gjitha llojet e mjeteve  të vogla,  transporti deri të mjetet e  tonazhit të rëndë. Mjete e biznesit që duhet të operojnë në qytet janë bazike sic është furnizmi I marketeve,  dyqaneve bulmeteve.  Ata janë pajisur me autorizim dhe përpiqen të paktën 95 për qind të respektojnë edhe oraret e  lëvizjeve.

Sa I përket automjeteve të bllokuara , titullari i Policisë vendore Bellaj, vuri në dukje :”Mjetet që janë ndaluar dhe bllokuar janë ato që nuk përfshihen në fashën e dhënies së autorizimeve  dhe që duhet të jenë të mbyllura. Në këto raste është bërë procedura ligjore në bazë të Aktit Normativ Nr.3.. datë 15.03 2020 , Pika  11 e cila ndalon në mënyrë kategorike përdorimin e mjeteve të transportit të të gjitha kategorive  të qytetarëve shqiptarë të cilët janë përjashtura nga Akti Normativ.”

Në përgjigje të pyetjes se a ka  kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe logjistike komisariati për ta përballuar këtë situatë, zoti Bellaj u përgjigj se ”Ne, jemi   burime njerëzore aq sa kemi qenë dhe për momentin, nuk kemi ndonjë shtesë ose ndihmë nga ushtria apo dikush tjetër sic e kanë rrethet e mëdha; por ne jemi përpjekur në mënyrë maksimale  me të gjitha strukturat e policisë, natën dhe ditën për të  qënë në shërbim,  në patrullim në qytet, për t’ju folur qytetarëve të mos lëvizin në grupe, për t’u marrë me qarkullimin e mjeteve, etj, .Këto janë burimet tona me orar të zgjatur , natën dhe ditën dhe përpiqemi ta bëjmë edhe me sakrificë këtë detyrë.

Lihur me interesimin e shumë qyetetarëve sesi do të vazhdojë procesi I pajisjes me pasaporta për ata që kanë aplikuar, shefi I komiisaruiat u shpreh se “Me vedim të Këshillit të Ministrave ,në zbatimm të Aktit Normativ është mbyllur Zyra e pasaportave deri më datë 3 prill 2020. Mbas 3 prillit, do të shikojmë situatën si do të veprohet. Por besoj, se do të gjenden mënyra të tjera alternative. Nuk më duket se situata do të jetë drejt përmirësimit , mund të jetë drejt përkeqësimit . Fatkeqësisht, kështu do të ndodhë.-tha Bellaj.

Për  mesazhin për qytetarët Bellaj tha : “Unë do t’ju lutesha të gjithë qytetarëve të Saradës që të zbatojnë me perpikmëri detyrimet e Aktit Normativ,apo Këshilli i MInistrave për këtë rast. Masat po vijnë e po bëhen më drastike. Javën që po hyjme mund të jenë vetëm dy ditë të lira dhe të tjerat të jemi në karantinë. Ky mesazh, duhet kuptuar. Sepse sa më shumë të mbyllemi në shtëpi, aq më mirë u bëjmë famijleve tona, fëmijëve tanë. Kjo, nuk është për policinë e shtetit. Kjo, është për të gjithë. Policia e shtetit është në rrugë, është ballë përballë çdo gjëje që mund të na ndodhë,, ndërsa qytetarët nuk kanë përse të jenë në rrugë përveç shërbimeve bazike.

Duhet të na kuptojnë të mbyllen, duhet të na kuptojnë të mos përdorin mjetet. Duhet të na kuptojnë të mos marrin fëmijët në makinë, bashkëshorten në makinë pa masa mbrojtëse, sepse nuk I detyron askush që sot ta bëjnë këtë gjë. Kjo, është një sakrificë njerëzore që duhet të bëhet dhe është e përballueshme dhe nuk ka asnjë kosto në kuptimin shoqëror.

Mbas të hënës, të jenë të sigurt se masat tona do të jenë më drastike në drejtim të mjeteve dhe cdo lloj dalje që do të jetë në kundërshtim me Aktin Normativ. Më vjen keq që po e them por jemi të detyruar të veprojmë me forcë.  Nëse deri sot kemi bërë kaq sa kemi bërë për të kuptuar dhe sensibilizuar, pas të hënës,  masat tona dot  jenë shumë drastike!

Kushdo që kapet në rrugë me automjet që nuk duhet të lëvizë, do t’i bllokohet mjeti dhe të marrë parasysh që përvec dëmit ekonomik do t’i hiqet patenta për tre vjet. Nuk është gjë e thjeshtë.Patenta është bukë- !-u shpreh per Radion “Saranda” shefi i komisariatit te policise, Syrja Bellaj.//R-SR///

 

error:
%d bloggers like this: