SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: U nda nga jeta Andrea Caka, ish mësues i njohur

Eshtë ndarë sot nga jeta ne moshën 93 vjeç, Andrea Caka, ish mësues dhe veprimtar i njohur ne rajonin e Sarandes. Njoftimi i eshte bere nga djali tij, Thanas Caka, muzikant i njohur i estrades se Sarandës.

Andrea Caka u lind ne Koçat te Leshnicës së Poshtme (sot Bashkia Finiq).

Pas studimeve pedagogjike, sherbeu si mesues ne fshatra te ndryshme të krahines së Vurgut dhe me pas edhe ne shkollen “Hasan Tahsini:”ne qytetin e Sarandës.

Nuk i shpetoi denimit nga sistemi i diktaures komuniste dhe u burgos me 5 vite privim lirie me akuzen “per agjitacion e propagande” duke perjetuar kalvarin e burgjeve te tmerrshme te kohës komuniste.

Andrea Caka, mbahet mend si mesues i dashur nga femijet dhe komuniteti i banorëve kudo ku sherbeu.

Edhe kur e cuan ne prodhim, pas burgut, ai ruajti te pastert dinjitetin, personalitetin e tij, marredheniet me njerezit.

Sipas kolegut tonë, gazetarit të njohur sarandiot, Koço Kosta, “Andrea Caka, nuk mbajti ne zemer ligesi, hasmeri, hakmarrje ndaj atyre qe i ben keq. Eci kokelarte e plot dinjitet. U la femijeve dhuraten me te cmuar: shembullin e tij prej njeriu militant, punetor e te paepur perballe cdo veshtiresie. “

Sipas burimeve familjare , varrimi i ANDREA CAKES, behet ne Sarande, sot me 07 Dhjetor 2022, ne Oren 15:00. /sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: