SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Me ne fund, pertej hezitimeve, dyshimeve dhe refuzimeve te deri pak koheve me pare nga bashkite respektive te JPerendimit (Sarande, Konispol Finiq dhe Delvine);eshtë krijuar një tjetër shoqëri e ujësjellës-kanalizimeve në kuadër të reformimit të thellë të sektorit të ujit.

Ne kete marreveshje te re te firmosur ne Sarande, perfshihen bashkite : Sarandë, Delvinë, Finiqi dhe Konispol. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kane qene të pranishëm kryebashkiakët si dhe drejtori i përgjithshëm i AKUM, Klevis Jahja.

“Me drejtuesin e AKUM Klevis Jahja dhe kolegët kryebashkiakë të Delvinës Finiqit e Konispolit nënshkruam ”Marrëveshjen për Krijimin e Subjektit të Kompetencave të Përbashkëta të Ujësjellës Kanalizime”, të bindur se ky organizim dhe administrim i ri, do të sjelle një tjetër qasje në shërbimin ndaj qytetarëve, si dhe përformancë të përmirësuar në sektorin e ujit”, -ka pohuar kreu i Bashkise Sarande Adrian Gurma duke iu referuar zhvillimit me te fundit .

Te pranishem ne aktin e firmosje se Marrevesjes kane qene kryetari i Bashksie Sarande, Adrian Gurma, homologet e tij te Delvines dhe Konispolit: Majlinda Qilimi dhe Shuaip Beqiri si dhe perfaqesuesi i autorizuar i Bashkise Finiq, Vangjel Xhaferi, sekretar i pergjithshem i kesaj Bashkie//sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: