Nga Nina FEIMI
Punimet e sistemim asfaltimit në aksin rrugor Ura e Gajdarit-Shijan kanë hyrë në një fazë të rëndësishme.


Pas zgjerimit të rrugës në krejt gjatësinë për të përballuar normalisht fluksin e automjeteve të aksit nacional Tiranë Sarandë e kthim, punimet janë përqëndruar sot në vendin e quajtur Qafa e Gjinos (Bashkia Finiq).
Zgjerimi i aksit në këtë pjesë duke larguar qindra m kub shkëmb dhe më pas thellimi për ta ulur kuotëne shtratit të rrugës po e bën sa më të lehtë kalimin në kët pjesël të rrugës.


Me këto parametra të reja që po fiton segmenti i këtij aksi rrugor të rrugës po mundësohet edhe shmangia e shumë ngjarjeve automobilistike që në të kaluarën e afërt ndodhnin për shkak të terrenit, kthersës së dikurshme, lagështirës, etj,./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Ujë nga “Syri i Kaltër” në Delvinë për ta dërguar në Pulia.(Itali)
Sarandë. Zhvillohet takimi i Taskforcës për turizmin në kryesimin e Prefaktit Mamaj
Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës