Nga B.GERXHUNI


Nje veprimtari dinjitoze kulturore kushtuar figures se shquar të Isopolifonisë se Bregdetit dhe këngës qytetare, Neço Muko u organizua nga Bashkia. sot ne Sarande.

Veprimtaria komplekse kulturore synoi promovimin ne pubikun e gjere te nje prej ikonave te isopolifonise se Bregdetit.
Ceremonia e zbulimit te Pllakes Memorale prane godines se Postes Shqiptare, ku dikur ndodhej lokali ku punonte Meço Muko me Grupin e tij artistik ne Sarande; nje Simpozium kushtuar kesaj figure; nje Ekspzoite ne natyre me foto, dokumenta arkivore per jeten dhe vepren kultuurore te Neço Mukos dhe Grupit te tij te shquar artistik dhe jehones ne Shqiperine e viteve ‘2-’30 te shek,te kaluar; ribotimi i Librit “LYRA” te Mukos te vitit 1930 ne Tirne me nismen e Bashkisie dhe drejteperdrejt nen kujdesin e kreut te saj Adrian Gurma; nje Ekspoze arkivore ne mjediset e Galerise se arteve figurative te Bashkise dhe nje minikoncert me kenge te Grupit te mirenjohur te Himares me tekstet e te famshmit Neço Muko i cili i regjistroi edhe ne Paris ne vitet 1929 e 1930 keto kenge te mrekullueshme shqipare te artit te spikatur; qe lanë gjurme te pashlyera ne dhjetra breza deri me sot;-ishin pikërisht, boshtet e aktivitetit kulturor qe u realizua sot ne Sarande.


Lidhur me kete aktivitet, Gurma u shpreh se” Me jetëzimin e projektit kulturor: “Merrm’ o Val’, o Det…!”, kujtuam sot kolosin e Isopolifonisë dhe Këngës qytetare Nestor (Neço) Muko, me rastin e 123-vjetorit të linjdes dhe gjurmëve të arta që ka lënë Shoqëria e tij Muzikore-Teatrore “Pif-Paf”, në qytetin e Sarandës, gati një shekull më parë”.


“Pas kumtesave të studiuesve Niko Kotherja, Prof.Josif Papagjoni dhe studjuesit Timo Mërkuri, shoqëruar nga zërat e rrallë të grupit isopolifonik të Himarës, vlerësuam me medaljen ”Mirënjohja e Qytetit”, personalitetin e Nestor (Neço) Mukos, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij: Koço Çakalli, Pano Kokaveshi, Andrea Bala, Dhimitër Rrumbo, Tefta Tashko Koço, Llambi Turturlli, Tula Paleologu e Klea Jorga (nga Bukureshti i Rumanisë).-nenvizoi ne nje status ne FB kryebashkiaku Adrian Gurma, qe ishte edhe promotori i ketij aktiviteti kompleks kulturor-artistik.

Veprimtaria e mesiperme u moderua nga gazetari Ermir Hoxha. /sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Greqia kërkon punëtorë për sektorin e hotelerisë
Sarandë. Foto vëzhgim: Koshat e mbeturinave, ‘kokëposhtë’, kamerat dhe pulëbardhat…
Sarandë: Persona të papërgjegjshëm dëmtojnë me dashje pemët në rrugën hyrëse