Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Road”.
I kishin vjedher me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, por falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të punonjësve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 3 bashkëpunëtorët. Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: – K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./sarandnawes.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023