SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Vodhi në 3 automjete, shuma parash dhe sende personale, i hdhen prangat 35 vjeçarit

Vodhi shuma parash dhe sende personale, në 3 automjete, në qytetin e Sarandës, identifikohet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Policia tha se si rezultat i punës së mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kap dhe ndalua E. Z., 35 vjeç, banues në Sarandë. Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 35-vjeçari është autor i disa vjedhjeve, konkretisht: Më datë 17.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. K.; Më datë 15.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. T.; Po më datë 15.02.2023, në rrugën “Adem Sheme”, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. Ll. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme../sarandaNews.al///

error:
%d bloggers like this: