SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, por eshte arrestuar në flagrancë.

Keshtu ka ndodhur me nje 43-vjeçar i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja”. Policia tha se “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”/sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: