SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: ZIT-Zyrat e Informacionit Turistik do të shtohen

Nga Anita MUZHAQI

ZIT-Zyrat e Informacionit Turistik në qytetin e Sarandë me punen e tyre “të padukshme”, por shume te nevojshme, do të shtohen në numer si një nevoje e një promocioni më të madh për te cilin ka nevojë qyteti dhe rajoni turistik i Sarandës me destinacionet, pikat e interesit, etj,.

Kjo, u be e ditur per publikun edhe nga drejtoresha e Turizmit në Bashkiene Sarandës, Eva Mato.

Mato beri të ditur se ZIT ekzistuese ne rrugen “Skënderbeu:” kanë bërë një punë të palodhur përtej orareve zyrtare për të infrmuar turistet vendas dhe te huaj me informacione te shumellojshme dhe te dobishme duke nisur nga ora 08.00 e mengjesit deri ne oret e vona të mbrëmjes.

Mesohet se dy zyrat e reja te Informcionti turistik (ZIT) do te çelen përgjatë shëtitores se re buzë detit ku aktualisht nuk ka sherbime te tIlla, informaiconi qekUrse perfunduan punimet per ndertimin e shtëitores.

Aktualisht, bulevardi buzë detit në Sarande qe mban emrin e poetit kombetar te Shqiperise “Naim Frasheri” dhe blevardi me emrin e filozofit “Hasan Tahsini”, qe jane pjesë e Shetitores se re te saporehabilituar, nder me te ferekuentuar nga vizitoret vendas dhe të huaj sot nuk kane ZIT-zyra te informaconit turistik.

ZIT prane godines se Bashkise realisht ka ndryshuar imazh, duke u bërë më tërheqëse për turistin vendas e të huaj, qysh në prezantimin vizual. Edhe nga ana përmbajtësore e ajo eshte me funksionale, me nje përmirësim te dukshëm.

ZIT- qe ka funksionuara me pare dhe sot nuk ekziston.(FOTO :Arkiv i sarandanews.al)

Burime nga drejtoria e trurizmit ne kete Bashki bene t editur se tashmë ofrohet informacion i nevojshëm e praktik për çdo të interesuar, lidhur me guidat e përditësuara , me mundësitë e alternativat për udhëtim drejt destinacioneve dhe pikave më interesante të interesit turistik, shoqëruar me rekomandimet e të dobishme. Por në këtë Zyrë të Informacionit Turistik ofrohen edhe harta të posaçme guidimi, albume e manuale që i përgjigjen interesit të shtuar të pushuesve për të qenë sa më të infomuar dhe sa më të orientuar gjatë lëvizjes së tyre me mjete të transportit publik, taksi apo në rrugë detare. Për këdo që paraqitet dhe pajiset me informacion në ZIT të Bashkisë, plotësohet një anketë në formatin e interviste.

ZIT Sarande, Tetor 2022

Ajo i shërben pasurimit të bazës së të dhënave për vendin nga vijnë turistët, për trendin e kësaj vere, si dhe një feedback për shërbimet që atyre u ofrohen-ka sqaruar Mato edhe nen takimin e Forumit Qytetar.

/A.Muzhaqi-/sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: