SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ilirian Xhani, 57-vjeç nuk ka mundur t’i mbijetojë dot  plagëve të marra nga djegia e rëndë që kishte prekur pothuajse 70 % të trupit pasi baraka në të cilën po qëndronte u përfshi nga flakët.

57-vjeçari ishte me origjinë nga Përmeti, por banor i Berdeneshit. Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies së rëndë 57-vjeçari  u dërgua me ambulancë për në spitalin e traumës në Tiranë. Por nuk ka mundur dot të arrijë në Tiranë, pasi humbi jetën gjatë rrugës.

Mësohet se ambulanca u kthye nga rruga, ndërkohë që trupi i tij është dërguar përsëri në Tiranë për të bërë ekspertizën mjeko – ligjore, sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja e rëndëndodhi mbrëmjen e së martës  rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë të Sarandës, në një magazinë elektro-shtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku qëndronte Ilirian Xhani. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.///

error:
%d bloggers like this: