SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandioti,dr. Vasil Llajo me Intermedica fiton çmimin e rëndësishëm: Investimi i vitit në fushën e mjekësisë

Laboratori mjekësor Intermedica është vlerësuar me çmim si investimi i vitit në fushën e mjekësisë.

Në ceremoninë e CCIT Awards 2023, ishte Dr. Vasil Llajo ai që mori çmimin në emër të Intermedica-s.

Çmimi në fjalë synon vlerësimin e promotorëve të ekonomisë së vendit. Mbrëmja gala bëri bashkë biznesmenë të njohur në fushën e prodhimit, infrastrukturës, teknologjisë, financës, farmaceutikës, ndërtimit, prodhimit vendas etj.

Në këtë mbrëmje u vlerësuan përpjekjet e biznesit për standardin, cilësinë dhe përgjegjshmërinë në treg.///

error:
%d bloggers like this: