SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sekuestrohen 64 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet shoferi dhe…

Sekuestrohen 64 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Follorinë ku është ndaluar një mjet brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 64 kg 533 gram marijuanë.

Në pranga ka rënë drejtuesi grek i mjetit, 48 vjeç. Është ndaluar edhe një mjet i dytë në Follorinë që shërbente për kontrollin e rrugës dhe u arrestua drejtuesja, shtetase greke 42 vjeç.

U sekuestruan dhe 3 celularë me 3 karta SIM dhe 200 euro.///

error:
%d bloggers like this: