SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sfidat e mësimit të gjuhës amtare për fëmijët e emigrantëve shqiptare në Greqi, ishin se fundi në fokus të Ambasadës se Republikes se Shqiperisë në Athinë.

-(Ambasadorja Luela Hajdaraga_)

Ne informacionin zyrtar te Ambasades mbi kete ceshtje, vihet ne dukje se “Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor 2022-2023, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, së bashku me Oficeren Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj zhvilluan një takim të përbashkët virtual me mësuesit e kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi, gjatë të cilit morën pjesë tridhjetë mësues të gjuhës shqipe nga Athina, Salamina, Patra, Iraklio, Rethimno, Hania, etj,.”

Mesohet se në fjalën e saj, Ambasadorja Hajdaraga ka shprehur mirënjohje për punën e përkushtuar dhe sakrificën e vullnetshme të mësuesve në misionin e mësimdhënies dhe vuri theksin tek roli i shumëanshëm që ata luajnë, si përçues të dijes dhe vlerave më të mira humane prej vitesh e brezash në Greqi.

“Puna e arsimtarit nuk mbaron kurrë, me shembullin e tij brenda dhe jashtë shkollës ai vazhdon të jetë modeli i nxënësve të tij, një referencë e jetës për të gjithë ata të cilëve u dha njohuritë e tij. Mësuesi nuk u mëson këtyre fëmijëve vetëm shkronja dhe fjalë, por nëpërmjet metodave pedagogjike, këmbënguljes, durimit, si dhe falë dashurisë për punën, u mëson atyre dashurinë për gjuhën, atdheun, traditat, u nxit dëshirën për të qënë qytetarë të denjë në një shoqëri demokratike, por dhe vlerat e rëndësishme në jetë, kryesisht ajo e së qënit human.-eshte shprehur ne kete takim titullarja e Ambasades shqiotare ne Greqi

Ndër çështjet që u trajtuan ne takimin e mesiper kane qene disa si: – Intensifikimi i bashkëpunimit mes Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Greqisë mbi zgjidhjen e çështjeve dypalëshe; – Çështja e njësimit të diplomave shqiptare dhe anasjelltas; – Integrimi i mësimit të gjuhës shqipe në kurikulën e sistemit arsimor grek nëpërmjet një programi pilot; – Teksti i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës: ”Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I, që do t’i ofrohet kurseve për vitin shkollor 2022-2023; – Kërkesat për asistencë të Ambasadës kundrejt lehtësimit të procedurës të lëshimit të ambienteve; – Vendosja e një rubrike të re informuese nga Ambasada lidhur me mësimin e gjuhës shqipe në Greqi., etj,.

“Fëmijët, janë e ardhmja jonë. Le të punojmë fortë, së bashku, për një të ardhme edhe më të mirë për ta! Pasuria e vërtetë e një shoqërie është në mënyrën se si ajo edukon anëtarët e saj.-theksoi Selia kryesore diplomatike e Shqipërise ne Athine./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: