Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini deklaroi sot se ky vit shkollor do të mbyllet, por se shpreson të mbyllet pa vonesa brenda qershorit.
Në një prononcim televiziv, Shahini tha se “ne po presim që ekspertët që janë pjesë e taskforcës për COVID-19 të na tregojnë nëse është e sigurt kthimi i nxënësve nëpër shkolla. Duhet të kemi parasysh se në zonat urbane ka një numër të madh nxënësish dhe në shumë raste bëhen edhe me dy turne dhe duhet të kemi shumë kujdes nëse eventualisht vendosim se do të kthehemi në shkollë duhet të marrim masa për sigurinë e nxënësve, shëndetin e tyre e para, shëndetin e familjarëve të tyre, sepse e dimë që të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar por mund të jenë mbartës të virusit”.
Shahini tregoi se skenari sesi do të mbyllet viti akademik është gati.
“Pra, një hapje e mundshme duhet të jetë graduale dhe e kujdesshme në mënyrë që të mos kemi një rritje të infeksioneve nga hapja e shkollave. Do ishte shumë mirë po të kishim mundësi të ktheheshim në shkolla për ta mbyllur vitin akademik por edhe në qoftë se taskforca vendos se kjo nuk është e mundur të bëhet në këtë kohë, ne kemi skenarin gati se si ta mbyllim vitin akademik dhe vitin shkollor për nxënësit dhe studentët”, tha ajo.
Shahini tha se ky vit do të mbyllet, por shpresojmë ta mbyllim brenda qershorit.
“E rëndësishme është të nënvizohet se ky vit shkollor do të mbyllet dhe po shpresoj që ta mbyllim në kohë brenda qershorit, që nxënësit që duan të studiojnë jashtë vendit të kenë mundësi të aplikojnë si gjithmonë në korrik dhe të mos e humbin këtë vit shkollor. Nxënësit që kanë mbetur mbrapa në mësime dhe duan ta përsërisin vitin shkollor dhe ata do kenë mundësi ta bëjnë pa u penalizuar. Pra kemi parë të gjithë skenarët e mundshëm, si në rastin që kthehemi në shkollë si në rastin nuk kthehemi do të zbatojmë cilindo skenar që na mundëson vendimi i taskforcës për COVID-19 që do merret në fillim të javës tjetër pra në fillim të majit”, tha ajo.
ME SHUME LAJME
Sarandë. Shoqata “Labëria” përkujtoi Luftën e Lëkurësit
Sarandë. Të rinjtë e PS në mbështetje të kandidatit Oltion Çaçi
Sarandë. Ura e Gajdarit-Shijan. Punimet hyjnë në fazë të rëndësishme