SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shehaj: Do të denoncoj çdo aferë ku është përfshirë qeveria

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ngriti sërish sot akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se bllokonte zhvillimin e biznesit të tij, si mjet shantazhi, për shkak të denoncimeve të tij mbi disa çështje.

Shehaj publikoi pamje ku shfaqen punonjës të Policisë së Shtetit në biznesin e tij. Ai tha se, pavarësisht situatës do të vijonte të denonconte çdo aferë të qeverisë.

“Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit. Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të Policisë së Shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë. Shikojini pamjet. Kjo është fytyra e regjimit sot”, u shpreh Shehaj në një deklaratë në rrjetet sociale.

Shehaj tha se, Rama duhet ta ketë të qartë se nuk do ta ndalojë, sepse beson se kjo është opozita për të cilën ka nevojë vendi.

“Do të vazhdoj të them të vërtetën dhe të denoncoj çdo aferë ku është përfshirë Kryeministri dhe qeveria si në rastin e kompanisë guaskë të inceneratorëve, të Xhaçkës, Gjiknurit apo megaskandalit të Ramës në SHBA”, deklaroi ai.///

error:
%d bloggers like this: