SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SHËNIM-Dy monumente në Theollogo (Finiq): Njëri i Lavdisë, tjetri, i Turpit!

Nga Shkëlqim HAJNO

Dy monumente pranë e  pranë i sheh sot më 9 tetor  2022 në Theollogo (Finiq):

Njëri i Lavdisë, tjetri, i Turpit!

I sheh qartë sot. Njeri, i lyer  e  i zbukuruar. Sikurse e meriton.

Tjetri, i shpërfillur në mënyrën më dramatike të mundshme. Më të turpshme.

Njëri, monumenti i lavdisë së kaluar të Luftës për çlirimin nga pushtimi fashist, përjetëson ngritjen e një formacioni të rëndësishëm partizan antifashist. Tjetri, një monument më tepër se i harresës, i injorimit koshient, të shtetit dhe stukturave të tij shëndetësore, bashkiake, ministrore, etj,.

Që të dy Monumentet kanë ritualet e tyre.

I pari, ai i Lavdisë, për çdo vit sjell në këtë pllajë autobuse me me njerëz që e përkujtojnë gjarjen e dikurshme. Me kurora me lule në kujtim të formacionit partizan që u themelua pikërisht këtu, në këtë shesh. Vendosen kurora e buqeta.Mbahen fjalime historike, memoriale. Ndonjëhërë vjen edhe  banda frymore. Ka me të drejtë retorikë patriotike. Për rolin e gjithë popullit për liri dhe kontributin padyshim të minoritetit grek në Shqipëri në luftën kundër pushtuesve. Dhe, në mënyrë të merituar përkujtohen edhe luftëtarët e lirisë edhe dëshmorët e saj që dhanë jetën në lulen e rinisë pavarësisht se nga cila lagje e fshat ishin, cila kombësi, e cila krahinë.

I dyti, ai i Turpit, është një ngrehinë , me një projekt të bukur e funksional për kohën. Dikur, spital që u shërbente banorëve të kësaj ane për shendetin e tyre, për lindjen e fëmijëve, etj,.

Më pas, me zhvillimet e shpejta demokratike, demografike dhe dramatike njëherësh, godina u tkurr në një Qendër Shëndetësore.  Kjo, do t’u shërbentë fshatrave Theollogo( Cerkovicë), Llupsat, Janicat, Malçan e më gjerë.

Pastaj Qëndra Shëndestësore u tkurr  sëish në një Infermieri de fakto..Dhe tkurrja vijoi e vijoi edhe në strategjine e vendimarresve perkates ne nivel lokal e rajonal.

Po sot, nuk ka as infermier. De fakto nuk ka, se, këtu, në Theollogo , thonë se dikush paguhet për të qenë infermier/infermiere.

 Por këmbë infermieri nuk duket në horizont! Asnje bluzë e bardhë për be..!.Këtë, ta thonë të gjallët që jetojnë këtu në rreth 50 shtëpi a më tepër. Jo, ata të zyrave të shëndetësisë në Sarandë e Finiq…Ata i kane ne rregull punet e tyre.

 Këtu ka vërtet rreth 50 familje me frymë njerëzish brenda. Që jetojnë ende, si të moshuar dhe kanë nevojë për një gjilpëre, për nje matje tensioni etj, shërbime nga shëndetësia jonë FALAS.

Por ASKUND nuk shesh ASNJE TELEFON të shkruar të paktën të ndonjë infermieri (larg qoftë të doktorit!!) dhe të afishuar në muret e Monumentit të Turpit, katandisur kështu më kontributin konkret e të merituar të drejtuesve vizionarë të sektorit  përkatës të Shëndetësisë.

Por fjalimet ama, fjalimet, vazhduan. Edhe vazhdojnë. Nga të gjithë: PS, MEGA. PBDNJ, dhe padyshim,  nga Deputetët tanë dashur që të këputin shpirtin më dhëmshurinë ‘për këtë popull’.

Të gjithë! Me drithërima shpirti prej mëmëdhetari për popullin…(Jemi SHËRBËTORËT TUAJ! KUPTONI, APO JO??!!). Pranë këtij Monumenti. Veçanërisht  në kohë fushatash zgjedhore sigurisht….Kur kërkohen votat. Fjalime për unitetin. Për ruajtjen e “traditave të lashta të banorëve në këto troje, që nuk ua bëri syri ‘tërr’ nga fashistët, nga diktatura komuniste dhe  nga ‘kundërsharët tanë politikë ‘ dhe,   të tjera patriotizma kësisoj.

-Po si ka mundësi që nuk shkel këmbë infermieri në këtë godinë, dikur madhështore -pyesim Thoma Dakon 20 metra larg nga Monumneti i Lavdisë dhe po kaq nga ai i Turpit.

-Ç’të themi, more vëllezër! ,-shprehet Thomai. -Të paktën të vinte një infermier, pa le doktor, që s’bëhet fjalë..Një herë në 3-4 ditë të paktën! Të shkruanin edhe një numër telefoni dhe njerëzia që akoma jeton nëpër shtëpira, te vinin  ketu në kete godine si nga Theollogo edhe nga Janicati, Shëndreu, etj, Po ta dinin, ama

-Ke të drejtë, – i themi. Thoma Dakos-Të paktën të vinin si të deleguarit dikur -ia kthejmë, për SHËRBËTORËT tanë që kanë pushtet dhë kërkojë përsëri  pushtet për hallet e popullit…

Largohemi nga të dy Monumentet por sytë, na mbetën të ai që është thinjur duke pritur një njeri me bluzë të bardhë infermieri a mjeku…

Monumenti i dytë, në  pamjen e sotme ngjan vertet me nje dinosaur të mbetur kushedi nga ç’shekuj të kalur./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: