SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sherr me thika mes dy familjeve në Ksamil: Plagosen 3 persona, FNSH-ja në vendngjarje

/KSAMIL, 05 Maj-Radio”Saranda”/ – Mbrëmjen e sotme në Ksamil si pasojë e një konflikti me sende të forta për motive pronësie, janë lënduar lehtë shtetasit I. L., F. P dhe P.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës.

Burime spitalore bene te ditur per Radion se personat e plagosur jane jashtë rrezikut për jetën.

Nderkaq, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e palëve të përfshira në konflikt dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

Nga raportimet e para që vijnë nga qyteza e Ksamilit,  bëhet fjalë për nje konflikt qe ka ekzistuar edhe me pare mes familjeve Pollo e Ziflaj.

Në vendngjarje ka shkuar policia e zonës si dhe FNSH-ja. Dy persona janë shoqëruar për në komisariat, ndërsa tre të plagosurit po marrin mjekim në spital. Njëri prej të plagosurve ne vartesi te gjendjes mund  të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Komunikata e Policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme në Ksamil si pasojë e një konflikti me sende të forta për motive pronësie janë lënduar lehtë shtetasit I. L., F. P dhe P.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e palëve të përfshira në konflikt dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

.(Lajm ne perditesim) /R-SR///

error:
%d bloggers like this: