/18/04/2020// Policia e Vlorës ka arrestuar një 62-vjeçare me iniciale S.S, pasi tentoi t’i çonte kanabis djalit që e ka në paraburgim. Sipas policisë, droga e llojit kanabis ishte vendosur mes ushqimeve që 62-vjeçarja po i çonte djalit të saj.
Njoftimi i Policisë:
Tenton të fusë lëndë narkotike për djalin e saj, në ambientet e paraburgimit, vihet në pranga nga Policia.
Ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë, shtetasja S. S. ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.
Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa.
Menjëherë, në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë 62-vjeçarja S. S., me banim në Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.//R-SR///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Në Ditën Botërore të Ujit, Kompania e Ujësjellësit promovon një aktivitet ndërgjegjësues.
Sarandë. Kandidati i PD Ardit Cikuli në takimin me banorë në “Baba Rexhepi”:”Kjo lagje jeton si në mesjetë!”
Greqia në zgjedhje të përgjithshme në maj, qeveria përballet me zemërimin për katastrofën e trenave!