/03/05/2020/ -Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit tha se liria nuk dhurohet, fitohet, kultivohet, përdoret, mbrohet.
Braçe shprehet se çdo gazetari në këtë vend, i dua më të mirën e lirisë, të vërtetën.“Liria ka vlerë veç për të vërtetën! Liria për gjetur e thënë të vërtetën, për të pyetur e marrë përgjigje, për të njohur e marrë fakte, për t’i thënë kudo e kurdo, për të kontrolluar pushtetet, posaçërisht kur janë shumë e të fortë, vlen, patjetër që vlen! E vërteta nuk mund të jetë e njëanshme, jo vetëm sipas pushteteve, as vetëm sipas kritikëve politikë, asfare vetëm sipas pronarëve interesa shumë të një apo disa medieve, as vetëm sipas ditës e as vetëm sipas interesit të momentit, kohës; por sipas fakteve!”, shprehet ai.
Po ashtu, Braçe shton se “faktet nuk mund të jenë sekret, por publike, të arritshëm, të publikueshëm. Nëse jo, pra dikush i fsheh, kyç, zhduk, liria duhet të jetë thelbi për të shkuar tek e vërteta e plotë! Shoqërisë sonë i bën mirë e vërteta faktike; liria e shtypit është instrumenti”.///
ME SHUME LAJME
Portret.Testamenti i një njeriu të urtë të politikës shqiptare.
Info Plus.Kulturë. Maria Callas
‘Greqia nën presionin e BE-së për bllokadën ndaj Shqipërisë’, Kathimerini: Jo vetëm Scholz, edhe presidenca spanjolle e acaruar me Athinën