Anëtari i KOKOE të Partisë Demokratike, Eno Bozdo njoftoi sot me anë të një deklarate për mediet nga selia e PD rezultatet finale të primareve në disa prej bashkive.
Bozdo u shpreh se, bazuar në procesverbalet origjinale të ardhur nga komisionet e numërimit dhe votimit në degët e mëposhtme, KOKOE shpall fituesit për bashkitë përkatëse.
Në bashkinë Shkodër fitues u shpall, Bardh Spahia me 1,386 vota ose 99.21%.
Në bashkinë Vau Dejës fitues u shpall, Zef Hila me 722 vota ose 82%.
Në bashkinë Përrenjas fitues u shpall, Suzana Skënder Topi me 150 vota ose 69%.
Në bashkinë Skrapar fitues u shpall, Eugen Mustafallari me 156 vota ose 100%.
Në bashkinë Memaliaj fitues u shpall, Albert Malaj me 255 vota ose 94%.
Në bashkinë Gramsh fitues u shpall, Hasim Çekrezi me 302 vota ose 96%.
Në bashkinë Selenicë fitues u shpall, Leonard Rakipaj me 269 vota ose 76%.
Në bashkiën Rrogozhinë fitues u shpall Shkëlqim Hoxha me 299 vota ose 96 %.
Në bashkinë Ura Vajgurore fitues u shpall Gentian Meçi me 188 vota ose 68%.
Në bashkinë Maliq fitues u shpall Alfred Gega me 920 vota ose 74%.
Në bashkinë Vorë fitues u shpall Indrit Hoxha me 125 vota ose 83%.
Në bashkinë Pogradec fitues u shpall Zini Tollozhina me 291 vota ose 50.17%.
Në bashkinë Pukë fitues u shpall Rrok Dodaj me 285 vota ose 51%.
Në bashkinë Peqin fitues u shpall Mustafa Pashja me 250 vota ose 68%.///
ME SHUME LAJME
Lunxhiotët. Të dëgjuar dhe të veçantë qysh në kohët e largëta…por edhe sot.
Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar
Grabiti xhiron ditore të një marketi, arrestohet shqiptari në Greqi