SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në vijim të vizitës së saj në Athinë zhvilloi takim me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë Kostas Skrekas së bashku me zv.ministrin Giorgos Amiras.

Kumbaro u shpreh në rrjetet sociale se fokusi i këtij takimi ishte shpallja e Vjosës Park Kombëtar dhe bashkëpunimin për të krijuar parkun ndërkufitar Vjosa-Aoos.

Krijimi i këtij parku ndërkufitar sipas ministres do t’i jepte kështu mbrojtje të plotë 272 kilometrave të lumit nga burimi në malet e Pindit në Greqi deri në grykëderdhjen në bregdetin tonë të Adriatikut.

Ajo tha se, “ky është model unik i ruajtjes së biodiversitetit, pa dyshim simbol i fqinjësisë së mirë mes vendeve tona, me promovim të përbashkët dhe njëkohësisht me mundësi për një turizëm të qëndrueshëm”.

Kumbaro theksoi se, “brenda javëve në vijim zyrtarizojmë fillimin e kësaj iniciative përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes dy ministrive dhe ngremë grupin e përbashkët të punës për planin e menaxhimit dhe shpalljen e Parkut të parë ndërkufitar të lumit të fundit të egër në Europë”.///

error:
%d bloggers like this: