SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1 854 615 vaksinime antikovid në gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa publikoi mbrëmjen e së mërkurës shifrën e vaksinimit në total.

Manastirliu tha se vetëm ditën e sotme janë kryer 5 981 vaksinime antikovid.

Të hënën në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën edhe 117,000 doza të vaksinës “Pfizer”, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.

2,379,960 vaksina antikovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.

Vaksinimi antikovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit.

Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.///

%d bloggers like this: