SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Behar GJOKA

Sa vjen dhe termi shqipfolës, gati po zëvendëson termin shqiptar. Në median e shkruar, fillimisht nga gazetarët, e tash së fundi, edhe nga gjuhëtarë dhe plotikanë, në vend të termit shqiptar përdoret termi shqipfolës… Më shumë ky term po zë vend për të përcaktuar shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe kudogjetkë, pra jashtë shtetit shqiptar…Vetë termi, shqipfolës, është një fjalë e përbërë, nga fjalët shqip dhe folës, pra ai që flet shqip. Po shqip mundet të flas një kinez apo amerikan, një gjerman apo serb…Nëse i thua shqipfolës, një shqiptari të Maqedonisë, Malit të Zi e kudo, e lë të hapur idenë që mundet të jetë ardhës dhe jo autoktonës…Po shqiptarëve të Kosovës do u themi shqipfolës, kur ata janë shqiptarë, sikur shkodranët, korçarët, vlonjatët…Mozomakq me thellu me gjoja ndasinë, sikur shqiptarët e kosovarët janë dy kombe…Kërkova në fjalorin e 1954, nuk e ndesha si fjalë…Pra, është fjalë e përbërë, që ka hyrë më vonë, por nuk mundet që të largoj nga përdorimi, fjalën shqiptar, që shënon banorin, më së pari, që detyrimisht e flet shqipen, se e ka gjuhë nane…Ndërkaq për të patur një ide më të qartë mbi këtë përdorim, të shqipfolës në vend tëm shqiptar, hodha një vështrim në Fjalorin e Gjuhës të vitit 1980.

Në këtë fjalor, ndeshet termi shqipfolës, ku madje vjen edhe shpjegimi.Shqipfolës-në Fjalorin e 1980. Në faqen 1915, ka këtë përcaktim:Shqipfolës, -E mb lib, 1 – Që ka shqipen si gjuhë amëtare, që flet shqip, që përdor gjuhën shqipe. Popullsi shqipfolëse…Shënim: E solla për saktësim, por edhe për të sqaruar konteksin e ri në cilin janë përcaktuar shqiptarët e këtyre trojeve dhe më gjerë…A – Formulim i konteksteve të para viteve ‘90, pra shqipfolës përkon me kontekstet e tejkaluara, e në kontekstet e reja, shqiptarët aty janë faktorë shtetformues.B – Shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, kanë fituar një stauts tjetër, janë element shtetformues, e prandaj termi popullsi nuk u rrin për shtati. C – Gjuhëtarët në këto kontekste duhet të gjejnë një zgjidhje që të përfaqësojë statusin e ri të shqiptarëve në rajon…D – Për sa kohë që bëhen përpjekjet për ta gjetur, një formë tjetëe në ligjërim, termi shqiptar është më i përshtatshmi.Kuptohet se termi shqiptar, ngërthen dhe përbashkon, diakroninë dhe sinkroninë e mbijetesës së shqiptarëve, iliro-arbnorëve, pra edhe të ligjërimit të shqipes, në trojet e veta. Shqipfolës ashtu si anglishtfolës, por kur thua anglishtfolës nuk janë në llogari vetëm anglezët, por të gjithë ata që flasin anglisht.

..Merreni me mend se si do të ndjehej një anglez po t’i thuash anglishtfolës! Në rastin shqipfolës, ka një nonsen logjik, konotacion gati tjetëesues, sepse trajton shqiptarët njësoj si të huajt, që kanë mësuar të flasin shqipen…Kur thua shqiptar përfshin jo vetëm ata që kanë gjuhën shqipe si mjet komunikimi, por edhe fat historik, doke dhe zakone, por edhe trojeve, ku i thonë bukës bukë, e ujit ujë, siç pati porositur At Gjergj Fishta!///

error:
%d bloggers like this: