SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shqiptari që vrau studenten greke përdhunohet në burg

Mediat greke vazhdojnë të shkruajnë për rastin e rëndë të përdhunimit dhe më pas të vrasjes të studentes nga Greqia, Eleni Topaloudi.

“Loutraki”, një portal grek shkruan se shqiptari Aleksandër Luca, i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm në burgun e Evangelismos, është përdhunuar në qeli nga të burgosurit e tjerë. Media në fjalë nënvizon se i riu nga Shqipëria kishte plagë në pjesën anale dhe mendohet se kanë ardhur, për shkak të një “përdhunimi të pazakontë”.

Zbulimi i përdhunimit të 19-vjeçarit të akuzuar në vrasjen e studentet 21-vjeçar Eleni Topaloudi në Rodos është bërë nga mjekët e burgut.

I riu nga Shqipëria Luca ka thënë se është dhunuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ndaj tij ishte ushtruar dhunë edhe në burgun e Avlonës, ku ishte më herët.

Shqiptari ka deklaruar përpara mjekëve se mund të ishte përdhunuar, pasi ishte zgjuar në një vend tjetër, pa pantallona e pa mbathje. Policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

error:
%d bloggers like this: