Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas lajmit që u publikua në medie se një shqiptar në Britaninë e Madhe u mbajt për 15 orë në qeli pasi policët britanikë ngatërruan çajin e malit me lëndë narkotike.
Rama publikoi shkrimin e “The Sun” dhe postimin e një avokati shqiptar në Britani, Andi Hoxhaj që kishte ndarë lajmin e arrestimit të piktorit shqiptar Agim Agaj pasi policia kishte ngatërruar çajin me lëndët narkotike.
“Ju ftoj ta lexoni të plotë dhe i falënderoj shumë autorët e asaj historie të trishtë, jo vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por edhe se kanë hedhur dritë mbi vuajtjet me të cilat përballen njerëzit e guximshëm që kanë emigruar në këtë vend të madh”, shkruan Rama.
Kryeministri shprehet se “Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër rrjeteve kriminale”.
“Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar as me veprime në vend të fjalëve, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm mes qeverive tona?”, shkruan më tej ai.
“Të gjithë e dimë përgjigjen, por ajo që nuk jam i sigurt është se si miku im Rishi Sunak do ta trajtonte këtë çështje nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri sepse kishte me vete çaj anglez dhe do të akuzohej si shitës droge! Kjo situatë është shkurajuese dhe persekutorët e Agimit duhet të mbajnë përgjegjësi”, vijon Rama.
Kryeministri sqaron se Andi Hoxhaj është një anëtar brilant i komunitetit shqiptar, që jep jurisprudence në Britani, ndërsa Agimi është një bojaxhi shqiptar, punëtor që lyen shtëpi për britanikët.
“Çfarë e shkakton një padrejtësi kaq të rëndë në Britani që këta individë të virtytshëm të vuajnë kështu”, shprehet Rama ndërsa ndau postimin e Andi Hoxhajt, i cili shprehet se:
“Policia arrestoi një shqiptar sepse kishte me vete çaj mali nga Shqipëria, duke demonstruar efektet e retorikës kundër emigrantëve dhe portretizimit të shqiptarëve si shitës droge. Prandaj, lidhjet kulturore dhe arsimore janë kyçe për të ndërtuar lidhje”.///
ME SHUME LAJME
Ujë nga “Syri i Kaltër” në Delvinë për ta dërguar në Pulia.(Itali)
Sarandë. Zhvillohet takimi i Taskforcës për turizmin në kryesimin e Prefaktit Mamaj
Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës