SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shtyhet deri në datën 20 shtator afati për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura apo të mbyllura. Kjo masë ishte në fuqi deri në datën 6 shtator por është zgjatur deri në fillim të javës së ardhshme. Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në fletoren zyrtare. Kjo vjen pas rritjes së rasteve me COVID. Aktualisht në vendin tonë është në fuqi ora policore e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Vendimi

“Për ndalimin e  grumbullimeve në vende të  mbyllura apo të hapura”, të  ndryshuar. Në   mbështetje   të   nenit   102,   pika   4,   të   Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të  ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe  luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”,  të  udhëzimeve  të  Institutit  të  Shëndetit  Publik,  me   qëllim   mbrojtjen   e   shëndetit   të   popullatës   nga    infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe  në  zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për  Infeksionin  e  Përhapur  nga  Coronavirusi  i  ri.

URDHËRO J:  Në  urdhrin   nr.633,   datë   17.11.2020,   “Për    ndalimin  e  grumbullimeve  në  vende  të  mbyllura   apo  të  hapura” ,  të  ndryshuar,  bëhet  ndryshimi  si vijon: 1.  Në  pikën  1  të  urdhrit ,  togfjalëshi  “deri  në   datën   6.9.2021”   zëvendësohet   me   togfjalëshin   “deri në datën 20. 9.2021”.

Ky  urdhër  hyn  në  fuqi  menjëherë  dhe  botohet   në Fletoren Zyrtare.///

%d bloggers like this: