SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi njoftoi sot shtyrjen e afatit për marrjen e propozimeve për kandidatët e PDSH në primaret për zgjedhjet vendore 2023.

Në një njoftim për mediet bëhet e ditur se KOKOE shqyrtoi dokumentacionin e ardhur nga degët e PDSH. Pothuajse të gjitha degët e PDSH kanë bërë kërkesë për shtyrje afati për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetëpropozimeve nga struktura partiake në territorin që ato mbulojnë.

“Duke e konsideruar këtë proces shumë të rëndësishëm, me qëllim dëgjimin e mendimeve dhe marrjen e propozimeve nga e gjithë anëtarësia e PDSH, KOKOE Vendosi: Shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët deri në 12 nëntor 2022. Nga ky vendim përjashtohen vetëm 16 degët e bashkisë Tiranë. Kryesitë e Degëve të marrin masa për përcjelljen e këtij Vendimi”, thuhet në njoftim.///

error:
%d bloggers like this: