SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga sot, në të gjitha zonat bregdetare të vendit, në ndihmë të DVP-ve që kanë plazhe në juridikisionin e tyre, nga DVP-të e tjera kanë shkuar në ndihmë punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale.

Po nga sot, në këto zona bregdetare, ka nisur patrullimi me biçikleta nga punonjësit e Policisë, për t’iu gjendur pranë në kohë reale, pushuesve që mund të kenë nevojë, përsa i përket problematikave që trajtohen nga ana e Policisë.

Policia ka sjellë pamjet nga plazhe në Durrës, ku Policia ka nisur patrullimin me biçikleta, sikundër edhe të gjtiha shërbimet e tjera të planizuara, të cila thekson Policia janë në patrullim dhe në gatishmëri 24/7.///

error:
%d bloggers like this: