SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Skema Kombëtare/ 7 milionë euro financim të drejtpërdrejtë fermerëve në një vit

Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësisë adreson një fond prej 7 milionë euro nga buxheti i shtetit, financim të drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve, për vitin 2020.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca gjatë një takimi sot në Fier, me fermerët për t’i informuar mbi Skemën Kombëtare të mbështetjes 2020, i bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për të përfituar financim falas (subvension) për tufën bazë në blegtori, bletari, zëvendësim plastmasi termik, mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike, fermat organike, certifikimin Global Gap si dhe agroturizëm.“Aplikimet bëhen vetëm online, në e-Albania nga data 29 maj deri në 19 qershor 2020, me dokumente zero”, – tha Krifca.Ekspertët e pranishëm të AZHBR-së shpjeguan se, që sot fermerët mund të kryejnë regjistrimin në e-Albania, për të nisur aplikimin në datën 29 maj. Pas aplikimit që nuk zgjat më shumë 5 minuta, automatikisht do t’u shfaqet numri rendor qe keni në listën e përfituesve, thanë ekspertët.Këtë vit, Skemën Kombëtare e mbështetjes financon fermerët për 7 masa: Tufa bazë e matrikulluar, me 70 krerë të imta; Bletaria, 1 mijë lekë për zgjua; Financimi 50% për zëvendësim plastmasi termik; Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike, 200 mijë për ha; Mbështetje për fermat organike 50% financim, Certifikimi Global Gap dhe Investo në agroturizëm 50% financim. 

error:
%d bloggers like this: