(Enea Lapa, Kampion i Botes ne sportin e arteve marciale)
Nga Aleksandër ÇIPA
Ky djalosh që quhet Enea Lapa është sarandit me origjinë nga Piluri.

Është një kampion shqiptar që vijon një karrierë sportive të pazakontë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Identifikohet me një krenari inteligjente shqiptare me simbolin kombëtar në të gjitha edicionet dhe kampionatet shtetërore dhe federale amerikane.
Ka siguruar, si i vetëm, dhjetra trofe ndeshjesh dhe rekordesh nëpër kampionatet amerikane. Ka tërhequr dhe vijon të tërheqë vëmendjen e ekspertëve dhe sidomos të shtypit dhe medias së profilizuar sportive amerikane.
Është një yll në ngjitje, në sportin e vet dhe këmbëngul për një udhëtim prej kampioni, në ngjitje rekordesh të reja.
Me kohë, Komiteti Olimpik Shqiptar do të duhej të interesohej për të (!)
Është i rrallë në ambicien dhe karrierën e tij mes SHBA dhe BE dhe po kaq spikatës, është në ndeshjet dhe kampionatet ku merr pjesë pa u lodhur.
Askund dhe në asnjë rast, nuk ka rreshtur së identifikuari si sportist dhe kampion shqiptar.
Meriton një vëmendje dhe shumë duartrokitje shqiptarësh.
Ka fituar dhe vazhdon të marrë duartrokitjet e shqiptarëve në SHBA, në Europë, por ende nuk ka marrë të botës sportive dhe opinionit sportiv në Shqipëri.
Atdheu ynë nuk rresht së shtuari provat e vonesës raskapitëse për bijtë dhe të suksesshmit e saj nëpër botë. Këtë vonesë po e dëshmon edhe në rastin e kampionit Enea Lapa të Pilurit, bir i Shqipërisë së suksesshme nëpër Perëndim.(!)/sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’