– Ndërsa po i shpëtonte policisë, një grabitës i dyshuar u fsheh në rezidencën e dytë zyrtare të presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në qytetin perëndimor të Bonit.Megjithëse, nga këndvështrimi i të dyshuarit 28-vjeçar, kjo ndoshta nuk ishte ideja më e mirë. Vila Hammerschmidt është ndoshta një nga pronat më të ruajtura në Gjermani.U deshën vetëm disa minuta që policia federale, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e vilës, të gjurmonte dhe arrestonte grabitësin të enjten në mbrëmje.
“Nuk ka patur asnjë rrezik për Steinmeier”, sipas policisë.
Shërbimet e urgjencës zbuluan grabitësin të shtrirë në tokë, pa lëvizur. Sipas Policise 28-vjeçari kërkohej në të njëjtën kohë për vjedhje të tre makinave.
28-vjeçari është dorëzuar në policinë e Bonit, e cila është në ngarkim të hetimeve të mëtejshme. Tani hajduti i dyshuar po përballet edhe me akuzën e shkeljes së ligjit.Vila Hammerschmidt në ish-kryeqytetin e Gjermanisë Perëndimore të Bonit, e vendosur në brigjet e Rhein, ka qenë rezidenca zyrtare e presidentit gjerman që nga viti 1950.Ajo ndodhet në afërsi të Palais Schaumburg, rezidenca zyrtare e kancelarit, në Bon.
Që pas vendimit të presidentit Richard von Weizsäcker në 1994 për të zhvendosur rezidencën zyrtare të kreut të shtetit në Pallatin Bellevue, në Berlin, Vila Hammerschmidt në Bon është konsideruar si rezidenca e dytë zyrtare e presidentit.///
ME SHUME LAJME
Lunxhiotët. Të dëgjuar dhe të veçantë qysh në kohët e largëta…por edhe sot.
Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar
Grabiti xhiron ditore të një marketi, arrestohet shqiptari në Greqi