SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

I pranishem nje dite me pare ne Ksamil ne nje tryeze me aktorë lokal te turizmit te rajonit te Sarandes (perfshi Konispol, Finiq ); kreu i Delegacionit te BE ne Shqiperi Luigi Soreca u shpreh : “Jemi pothuajse në fund të  Javëve të Europës 2021. Kemi ardhur në Sarandë dhe kjo përkon dhe me çeljen e sezonit turistik. Europa është këtu sepse këtu është Europë.”

Sipas tij ” Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri. Shpresojmë që me situatën pas pandemisë dhe sidomos me vaksinimin  gjërat të shkojnë shumë më mirë dhe të ketë një nivel edhe më të lartë të asaj që ka qenë normaliteti në të shkuarën. Sot kemi pasur mundësinë të shkëmbejmë mendime dhe ide me operatorë turistikë të kësaj zone. Jo vetëm për periudhën afatshkurtër, por edhe për më afatgjatë, për sezone të tjera në të ardhmen.   

Duke folur per rolin e e tij si zyrtar i BE ne Shqiperi ne fokusimin e zhvillimeve turistike te pritshme ne vendin tone, Soreca vuri ne dukje “:Nëse shikoni rrrjetin tim social, e keni parë që jam bërë një ambasador i turizmit në Shqipëri për bukurinë që ofron Shqipëria, që miqtë e mi të vijnë këtu sepse miqtë e mi europianë duhet të vijnë këtu. Turistët europianë janë të interesuar për Shqipërinë,  sepse potenciali i Shqipërisë është i mrekullueshëm dhe i madh.  Ajo që ju duhet është bashkërendimi dhe koordinimi i të gjithë aktorëve që turizmi të jetë një aset, një pasuri afatgjatë dhe të zgjasë. BE po ndihmon, ne do të japim 40 milionë euro për turizmin së bashku me BERZH. Kushti i parë është që turizmi të jetë i gjelbër”./SARANDANEWS.AL///

%d bloggers like this: