Nga Engjëll SERJANI
Sot 9 Janar. Një ditë e shënuar. Një ditëlindje, që qirinjtë e ndezur, nuk do të fiken. Një ditë shumë e veçantë për mua. Ka ditëlindjen një mik, nga ata që është shumë e vështirë për të gjetur një të dytë si ai në këtë botën tonë të ngatërruar.
Jeta nuk është artitmetikë e moshës dhe viteve. Jeta është gjurma që lë pas. Ndihem ndër më fatlumët, sepse kisha fatin e madh që e kisha mik e shok të vërtetë. Aty ku është, ai di mirë se sa shumë më mungon.

Miqësia dhe dashuria e tij, më mban të lidhur fort më njerzit dhe jetën. Kemi ecur në të njëjtën rrugë për shumë vite. Kemi ndarë gjithçka. Dhimbjet dhe gëzimet, të gjitha i ndamë më dysh. Pavarësisht se çfarë ndodhte rreth tij, ai u përmbahej kodeve të tij të pastra shirtërore. Thesar mendimi, që çmon arsyen. Flet vetë cilësia e veprës së tij. Pavarësisht emrit, karakterit të pastër, moralit të lartë, shpirtit të pasur, mendimit dhe penës së mprehtë, ai sillej thjesht si njeri.
Bota pa të, është më pak e ndritshme. Por shpirti i tij, është një llambë e shdritshme, që lëshon vazhdimisht: dritë, dashuri e besim.

Gëzuar ditëlindjen miku im! Kudo qofsh!
Sot është një ditë e veçantë, sepse ka ditëlindjen FATOS BAXHAKU.///sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës