SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri, në ditën e tretë të përpjekjeve të kërkim-shpëtimit, ka arritur në mbi 11 700, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë në rrënoja veniten çdo orë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha gjatë një vizite në zonat e goditura nga tërmeti se numri i të vdekurve në Turqi ishte rritur në 9 057 ndersa  52 000 të tjerë ishin plagosur.

“Rreth 6 000 ndërtesa u shkatërruan”, tha ai. Erdogan premtoi ndihmë urgjente prej 10 000 lirash turke (rreth 530 dollarë) për çdo familje të prekur.

Përtej kufirit në Sirinë e shkatërruar nga lufta, situata është pikëlluese.

Numri i të vdekurve atje, ka arritur në 2 662.

“Sipas shifrave të qeverisë, rreth 298 000 sirianë janë prekur, ku shumica duhet të largohen nga banesat e tyre”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Vendi ka hapur 180 strehimore emergjente.////

error:
%d bloggers like this: