SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Dr. Dorian KOÇI

.O udhëtar mos harro

Kur strehohesh ne gji te Gramës

se trualli ku shkel

është toka e Olimpise që zbuste gjarpërinjtë

e lindte Lekën e Madh, dheu i Pirro Burrit që me elefantë e guxim

mundi tarentas e latinë i Gjergjit, Princit te Epirit

qe kuçedrën e mundi plot 22 herë

ndaj para se te gdhëndësh emrin e dëshirën në shkëmb

mendo per veten sesa para këtij dheu ke vlerë …

Gjiri i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karaburunit 25 km larg qytetit të Vlorës, i njohur si Gjiri i Grammatas. Me një pozicion gjeografik jo të zakonshëm, në rreze të shpatit perëndimor shumë të thiktë në Orikumin e afërt, dhe sipas historianëve ky vend ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë kësaj zone bregdetare, në kushte të vështira të motit. Ai është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Kësisoj mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në këtë vend dhe numërohen me shumë se 1500 të tilla. Në muret e shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët e shumtë nga kohët e heshme.(Fotot: IntoAlbania.)/sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: