SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Zana MATAJ

Kryebashkiaku i Sarandes Adrian Gurma, prej dites se djeshme ndodhet ne Komunen e Suharekës (Kosovë) i ftuar nga homologu i tij, Bali Muharremaj për Festën tradicionale: “Festari 2022”.

Ne delgacionin e bashksie Sarande ne komunen e Suharekes, merr pjese edhe drejtorja e turizmit Eva Mato.

Burime nga Suhareka bene me dije se delegacioni nga Bashkia e Sarandës, takoi kryetarin Muharremaj. Te njejtat burime pohuan se “Kryetari i Bashkisë së Sarandës, z.Adrian Gurma së bashku me Drejtoreshën e Turizmit znj, Eva Mato që kanë ardhur dje , për të marrë pjesë në Festën tashmë tradicionale “Festari 2022”, janë pritur sot nga Kryetari Muharremaj.

Ky delegacion nga qyteti që është i binjakëzuar me Suharekën, sot do të jetë pjesë e aktiviteteve të Ditës së katërt të Festari 2022.

Mesojet se Gurma gjate qendrimit ne Suhareke ka vizituar edhe Muzeu e qytetit dhe Veraria Agrokosova Holding, e njohur per famen e cilesise se vererave ne krejt Kosoven po edhe me gjere.

Delegacioni nga Bashkia e Sarandës, shoqërohej ne keto vizita siaps agjendes lokale, nga kryesuesi i Kuvendit Bexhet Kuqi.

Saranda dhe Suhareka jane binjakezuara pak kohe me pare nepermet nje akti zyrtar dhe vendimi te ndersjellte qe kane marre perkatesisht, Keshilli i Bashkise Sarande dhe Keshilli Komunal i Suharekes.

Pervec shkembimeve kulturore dhe turistike, pritet qe agjenda e binjakezimeve te shtrihet edhe ne fusha te tjera me interes reciprok si biznesi, agroturizmi, panairet, etj,./sarandanews,al///

error:
%d bloggers like this: