Një reagim nga kryeministri Edi Rama ka ardhur për dhunën e ushtruar ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Rama ka dënuar pa asnjë ekuivok aktin e dhunës, të cilin e quan të pajustifikueshëm e të patolerueshëm.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në reagim.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023