SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tabaku: Diaspora mund të kontribuojë për të ndërtuar Europën këtu

– Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e konsideron të domosdoshme që të kemi një ligj që i mundëson diasporës shqiptare votën që zëri i tyre të dëgjohet dhe gjithashtu një mundësi për të afruar më shumë diasporën në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale në Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve, Tabaku shprehet se diaspora është një pasuri për atdheun dhe shoqërinë.

Ajo shton se fatkeqësisht diaspora shqiptare është e treta më e madhe në botë dhe është fakt që shqiptarët po largohen dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë më. “Shqipëria ka nisur rrugën drejt BE-së përmes hapjes së negociatave, prandaj diaspora mund dhe është e aftë që të kontribuojë për të ndërtuar Europën këtu. Ne na shërben shembulli më i mirë dhe përvoja e atyre që kanë mundur të shkëlqejnë për të ndërtuar Europën këtu”, nënvizon Tabaku.

Deputetja e PD-së, shton se shembull të tillë na e ofron diaspora e cila për vite ka kontribuar në imazhin e vendit tonë më mirë se kushdo përfshirë edhe politikën dhe padyshim ka qenë ambasadorja jonë më e mirë.

“Ta shfrytëzojmë këtë moment transformues të kombit dhe shtetit tonë për të afruar diasporën dhe për ta ndërtuar Europën këtu”, apelon deputetja e opozitës.///

error:
%d bloggers like this: