SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se raporti i fundit i Departamentit të Shtetit mbi Klimën e Investimeve, përshkruan qartësisht dhe pa asnjë ekuivok se sot ekonomia është në krizë, shqiptarët mbledhin më pak të ardhura në fund të muajit, pasi vendi është më pak tërheqës për investimet e huaja.

“Të gjithë investitorët dhe bizneset vendase apo të huaja e përjetojnë në vetën e parë korrupsionin, mungesën e sigurisë ligjore, rritjen e autokracisë së qeverisë dhe mungesën e klimës për të bërë biznes në Shqipëri. Pengesa kryesore për ekonominë është qeveria: çka nis që me procedurat korruptive, mungesa e konkurrencës, e deri tek mungesa totale e transparencës në procesin ligjor dhe atë fiskal”, tha tabaku në një deklaratë për mediet.

“Ne përditë e më shumë kemi mungesë të investimeve serioze të huaja, pasi Shqipëria nuk ofron asnjë siguri juridike apo dhe ekonomike për investitorët. Ajo çfarë një investitor gjen me siguri në Shqipëri, siç edhe raporti pohon, është korrupsioni, mungesa e sigurisë së pronës dhe njëkohësisht ligje abuzive që favorizojnë klientët e qeverisë”, u shpreh ajo.

Ky, shtoi Tabaku, “nuk është thjesht një perceptim, por një realitet i provuar tanimë nga dhjetëra raporte ndërkombëtare që vërtetojnë korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe abuzimet me tenderat publikë”.

Këto janë kthyer në sëmundje kronike për Shqipërinë, pasi fatkeqësisht raporti i vitit 2021 mbi klimën e investimeve në vend vazhdon të përsërisë të njëjtat shqetësime që janë vendosur në një raport të tillë nga DASH së paku që nga viti 2015”, theksoi ajo.

Tabaku nënvizoi se, “për PD-në, lufta ndaj korrupsionit fillon me ekonominë e lirë dhe konkurrencën e ndershme është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit, kundër kapjes së ekonomisë. Ne jemi të bindur që vetëm një shtet i çliruar nga oligarkia ekonomike mund të ofrojë një ekonomi tregu”.///

%d bloggers like this: