SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot pasi ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato dëshmoi në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim për pabarazi në tendera lidhur me rrugën Kardhiq-Delvinë. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku tha se ftesa në SPAK për Qaton është një hap i mirë, por i pamjaftueshëm.

“Në politikë kanë rëndësi aktet e jo fjalët, ka rëndësi qëndrueshmëria. Disa muaj pasi isoja e polifonisë së bukur të Labërisë është dëgjuar në rrugën “Kardhiq-Delvinë” duke lëvduar arritjen e qeverisë, një nga personat kyç të kësaj rruge të mbuluar me shumë vendime korruptive thërritet në SPAK. Asokohe në emër të PD-së kam denoncuar nga selia e partisë se Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish- ministra të qeverive socialiste. Në atë kohë nga foltorja e PD denoncova se sherri për dy kompanitë ishte tërësisht për qëllime të tjera pa lidhje me ligjshmërinë dhe zbatimin e kritereve. Të dyja kompanitë qenë në shkelje të kritereve për konkurrencë të ndershme dhe se si, në atë tender, u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro. Afërmendsh që me aq shumë shkelje, aq shumë abuzime dhe një skemë që mban era korrupsion ftesa e sotme në SPAK për Qaton është një hap i mirë, por i pamjaftueshëm”, tha ajo.

Po ashtu, Tabaku theksoi se është koha që drejtësia të vendosë para drejtësisë fajtorët e rrugës Kardhiq-Delvinë.///

error:
%d bloggers like this: