SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tatimet dhe doganat regjistrojnë rezultatin më të dobët në 5 vjet, vështirësi në financimin e shërbimeve publike

Tatimet dhe doganat regjistruan vitin e kaluar rezultatin më të dobët në 5 vjet, duke paralajamëruar vështirësi në financimin e shërbimeve publike.

 
 
 
 

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat nga tatimet dhe doganat zbritën në 18 për qind e prodhimit kombëtar duke u tkurrur me 0.7 pikë përqindje në vetëm një vit.

Ecuria e të ardhurave gjatë vitit të kaluar e rikthen buxhetin e shtetit në vitin 2014, ku të ardhurat tatimore ndaj prodhimit kombëtar qenë 18.2 për qind. Por më shumë se krahasim numrash, kjo rënie sinjalizon ecjen e Shqipërisë në krahun e kundërt me nevojat që ka.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka cilësuar rritjen e të ardhurave buxhetore si një nga politikat më urgjente të Shqipërisë për të ndalur zbrasjen e vendit. Sipas FMN, një nga arsyet kryesore që po ushqen largimin e shqiptarëve nga vendi është cilësia e dobët e shërbimeve publike, veçanërisht arsimit dhe shëndetësisë.

Ndaj në dy raportet e fundit, Fondi I ka rekomanduar fort qeverisë që të mbledh më shumë para në buxhet dhe të rrisë shpenzimet për shkollat  dhe spitalet, pasi kjo do të dekurajonte braktisjen e vendit. Por të dhënat faktike të buxhetit tregojnë të kundërtën.

Sipas FMN, rënia e të ardhurave në buxhet është simptomë edhe e politikave fiskale të ndjekura vitet e fundit. Sistemi tatimor I vendit është goditur nga përjashtimet tatimore për një sërë sektorësh, por edhe ndryshimet e shpeshta të taksave. Bashkë me informalitetin e lartë, kjo po rrudh të ardhurat në buxhet duke e lënë qeverinë të pafuqishme për të dhënë më shumë para për arsimin dhe shëndetësinë si dhe duke rritur presionin e borxhit publik.

error:
%d bloggers like this: