SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Të çudishme…plot humor… me shumë histori.

Nga Pirro NAÇI

Kështu janë një pjesë e madhe e mbiemrave me prejardhje arvanitase të grekëve. Unë nuk i besoja syve, në ato që lexoja…Kjo më shtyu për t’u marrë seriozisht, duke i mbledhur, hulumtuar, interpretuar dhe kuptuar ato. Onomastika është një shkencë që studion emrat dhe i bën një shërbim të madh historisë. Edhe mbiemrat kanë një histori disi të veçantë.

Ajo fillon në shekullin e 9-të, në Itali dhe prej andej në Fracë, në Belgjikë, në Gjermani dhe më vonë në të gjithë evropën. Mbiemrat në shumicën e rasteve nga vendi në vend karakterizohen nga disa veçanti që kanë më shumë karakteristika kombëtare dhe lokale… Po të shikojmë portugezët, mbizotëron mbiemri Silva ose Da Silva dhe ka lidhje me pyjet që janë të pasura në atë vend.Spanjollët kanë mbiemrin Garcia, që ka lidhje me fjalën i ri ose e re… Në Francë është i përhapur mbiemri Martin, për nder të një shënjtori, anglezët mbiemrin Smith, gjemanët Myller,që ka lidhje me mullixhiut, austriakët Gruber, që të kujton punimin e tokës, italianët me Rossi- e kuqe, hungarezët Nagi, që simbolizon njeriun e gjatë.

Pak a shumë edhe në vende të tjera vazhdon pothuajse e njëjta logjikë…. Dhe për te mos u zgjatur le të kthehemi tek grekët arvanitas. Përveç ‘’formulës’’ së më sipërme, arvanitasit kanë edhe shumë gjëra të tjera të ‘’veçanta’’ që nuk i gjen në asnjë vend të botës… mbartin për brenda shumë histori, shumë humor dhe sarkazëm…Të themi këtu edhe disa të vërteta…

Nuk janë shquar edhe si qytetarë nga më të bindurit, nuk ‘’dihet’’ pse-ja, por nuk donin të kishin mbi kokë dikë, që mund t’i impononte…qoftë këto edhe organe shtetërore, flasim për shumë vite të shkuara…Por, kanë pasur dhe kanë shumë gjëra të tjera që nuk i kanë të tjerët…p.sh. ‘’Besa’’-η Μπέσα, apo ‘’Fjala e nderit’’-Logo timis(Λόγοι τιμής). Për arvanitasit grekë nderi është parësor. Fjala τιμ-η (timi- ose e imja) ndoshta ka lidhje me greqishten e vjetër (τιμάω-τιμώ) timao-nderoj… Pak a shumë kjo ishte ‘’korniza’’ që mund ta fusje ‘’brenda’’ atë njeri.

Por, le të shikojmë historinë e mbiemrave, për të plotësuar më mirë edhe karakterin e tyre… Kur turqit shkonin për të regjistruar, arvanitët jepnin mbiemra me një imagjinatë jo vetëm plot humor por në shumë raste ekstreme dhe të turpshme. Kur ktheheshin për të mbledhur taksat, dhe thërisnin ‘’mbiemrat’’, atëherë e qeshura nuk kishte të sosur… Taksidari ‘’bërtiste’’ më të madhe;- ‘’Μπιθικιρης’’- B(i)thëqiris, ‘’Φουρλεμαδης’’- Furlëmadhis, në kuptimin e fjalorit arvanitas, është personi që ka organin gjenital mashkullor të madhë. Edhe mbiemri ‘’Φουρλιας’’- Furlias është i së njëjtës familjeje dhe kupton organit mashkullor gjithmonë në ereksion .

Një tjetër mbiemër që thërriste taksidari dhe të qeshurat nuk kishin të mbaruar ishte ‘’Τουτουζας’’-Tutuza, që për arvanitasit kishte kuptimine e personit që kishte organin gjenital të vogël…Vazhdojmë me mbiemri‘’Καπιτσιμαδης’’-Kapiçimadh, këtu nuk ka nevojë të bëjë ndonjë ‘’përkthim’’ apo interpretim, ashtu dhe mbiemri ‘’Πιτσης’’-Piçis, apo ‘’Μπιθας’’-B(i)thas, ‘’Μπιθιπουλας’’-B(i)thëpulas, apo ‘’Μπιθικοτσης’’-B(i)thëkoçis, ‘’Σκαμπουρις’’-Skaburë, ‘’Παγκρουας’’-Pagrua , vazhdojmë me ‘’Τσιουτσιας’’- Çiuçias që në fjalorin arvanitas ka kuptimin e ‘’biles’’ së djalit të vogël…’’Τουρπης’’-Turpi, ‘’Σιουρας’’-Shura, ‘’Χουντουλεσης’’-Hundëleshis, ‘’Φρικας’’-Frika, ‘’Μουτης’’- Muti, ‘’Ζωρας’’-Zora, ‘’Κενης’’-Qenis…. Të tjera mbiemra kanë lidhje me zakonet e njeriut, p.sh. ‘’Τζαθας’’- Xathas, njeriu që ecën zbathur, mbiemra që kanë lidhje me aftësitë e kufizuara, p.sh. ‘’Κιορη’’-Qori, apo ‘’Σκουρτη’-Shkuti, mbiemra që rrjedhin nga pjesë të organeve të trupit njerëzor p.sh. ‘’Κεμπας’’-Këmba, ‘’Τσιτσας’’-Cica, ‘’Βεσης’’-Veshi, ‘’Κοκμαδης’’Kokmadhi, apo mbiemra që rrjedhin nga ngjyra e lëkurës, si ‘’Κριεζης’’-Kryezi,’’Βερδης’’- Verdhi apo ‘’Μπιθιζης’’- B(i)thëzisë, ‘’Λυκουρεζος’’-Lëkurëziu. Të tjera mbiemra…’’Πριντεζης’’- Prindëzis, ai që ka prindërit me ngjyrë të zezë, ‘’Κουγιας’’-Kujas, ka kuptimin e njeriur që kërkon të gjejë njerëzit e tjerë, ose bën kërkime për ta(ku je), ‘’Λεμπεσης’’-Lë-besën, ‘’Μπουρδαρας’’-Burdharas , në fjalorin arvanitas ka kuptimin e thesit( μπουρδα) dhe me mbrapashtesën ‘’aras’’, tregon madhësinë e thesit…’’Μπιστης’’-Bishti, etj, etj… Janë pothuajse mbi një mijë mbiemra të tillë me prejardhje nga fjalori arvanitas që sot kanë akoma një pjesë e madhe e grekëve.

Ashtu si emrat edhe mbiemrat, jo vetëm tregojnë diçka, por në shumicën e rasteve mund të na japin informacion për origjinën e tyre gjeografike, lashtësinë, karakterin, madje dhe specifikën e tyre gjuhësore… Ajo që më bën përshtypje është se në zonat rrurale apo në fshatrat që banojnë grekët me prejardhe arvanitase i kanë ‘’rregulluar’’ apo kanë ‘’ngrënë’’ ndonjë gërmë e ndryshur ato (ato të turpshmet). Kjo është e natyrshme… Ndërsa në Athinë po ti hedhësh një sy, qoftë edhe katalogut telefonik, do të shikosh se ato janë akoma edhe sot të pa ndryshuara, ashtu siç i vendosën në kohën e ‘’taksidarit’’.

Por jo vetëm në katalogët e përmendur më lart, mjafton të dalësh në rrugë do t’i gjesh në tabelat e ndryshme…Të kesh nevojën të vesh tek një mjek, tek një inxhinjer, tek një jurist, tek një nëpunës zyrtar, në një njësi tregtare, qoftë edhe në pallatin që banon, ato janë aty të pa ndryshuara… Edhe kjo ka interpretimin e saj, Athina një qytet i madh, arvanitët nuk jetojnë më në komunitetin e ngushtë, gjuhën e tyre nuk e kupton njeri, por edhe trashëgimi gjuhësor nga brezi në brez është i brishtë. Këto mbiemra të ‘’çuditshëm’’ dhe të veçantë të cilat ekzistojnë dhe kanë mbijetuar ndër shekuj dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë, kanë shkruar historinë e tyre…nga një gjuhë që nuk e shkruajtën asnjëherë por që ekziston dhe flitet në shekuj. Shekuj, që na tregojnë rrugëtimin e njeriut që e nisi si alvanos, e vazhdoi si arvanitas, e pastaj si helinas…Histori që kemi shumë akoma për të mësuar. Histori që na tregon rrënjët që na bashkojnë…//sarandaNews.al///

error:
%d bloggers like this: