SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

-Të pasurit një peshë e shëndetshme ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit të zorrëve dhe gjirit, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2, sipas “The Sun”.

Tim Spector, autor i “Spoon Fed” dhe organizatori dhe bashkëthemeluesi i ZOE ka renditur disa këshilla të personalizuara për mënyrën e të ushqyerit.

PËRFSHINI PERIME DHE FRUTA, JO KALORI: Përfshini perime në të gjitha vaktet dhe ushqimet tuaja.

Mos harroni se perimet përfshijnë edhe ato të ngrirat, arrat, fasulet, thjerrëzat dhe elbin.

Frutat e stinës janë gjithmonë më të përballueshme se manaferrat ekzotike, kështu që shtoni disa mollë, dardha, kumbulla, dhe manaferra në vaktin tuaj.

NISENI ÇDO VAKT ME FIBRA: Këto mund të jenë disa perime të ziera shpejt me pak ujë, kastravecat dhe karrotat, pak sallatë të përzier ose një grusht arra.

Kjo do t’ju ndihmojë të ngadalësoni thithjen e sheqerit nga ushqimi në gjakun tuaj.

REDUKTONI USHQIMIN E PËRPUNUAR: Reduktoni sasinë e ushqimit artificial, ultra të përpunuar.

Pijet e gazuara, biskotat, drithërat e mëngjesit për fëmijë, ushqimet e gatshme të ngrira dhe kosi me aromë me pak yndyrë, të gjitha kontribuojnë në shëndetin më të keq të zorrëve, në shtimin e peshës dhe rritjen e urisë.

ZGJIDHNI FERMENTET: Hani ushqime të fermentuara çdo ditë, si djathin, kosin e thjeshtë me yndyrë të plotë, qumështin e fermentuar dhe çajin e fermentuar.

HIQNI DORË NGA MEZETË E LEHTA: Shmangni ngrënien e mezeve të lehta dhe të ngrënit natën vonë. Qëndroni 12-14 orë pa ushqim, duke konsumuar vetëm çaj të zi ose kafe të zezë.///

error:
%d bloggers like this: