Një shqiptar është vënë në pranga në Greqi pasi sot pasdite po lëvizte me makinë ndërkohë që kishte lidhur me zinxhir një qen dhe po e tërhiqte.Sipas mediave greke ai mbante zinxhirin nga dritarja e mjetit, duke tërhequr qenin, për pasojë katërputroshi ka mbetur i lënduar
Kalimtarët kanë lajmëruar Policinë dhe menjëherë ajo është vënë në lëvizje. Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë. Qeni u mor nga një vullnetar për t’u ekzaminuar nga një veteriner dhe për t’u trajtuar për plagët e tij.///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’